Enea Koliçi është gjendur në një problem të madh sepse kërkon të largohet nga Kukësi, por nuk e lë kontrata që as ai vetë nuk e di si është rinovuar. Prej disa ditësh është përfolur, se pogradecari ka kërkura largimin nga verilindorët, por drejtuesit e klubit i kanë bërë të ditur lojtarit se, nëse largohet do ketë penalitet ndaj tij, sepse është nën kontratë edhe për një vit.
Dy janë verdiktet për të cilat flitet deri tani. E para ka të bëjë me një ultimatum që Koliçi u ka dhënë drejtuesve të Kukësit, se nëse nuk marrin një vendim për lënien e lirë të lojtarit për një javë, ai do t’i padisë në FIFA për kontratë fiktive dhe faslifikim dokumentesh dhe tjetra, bën fjalë për një për kerkesë që presidenti i klubit Safet Gjici i ka bërë pogradecarit, ku i ka kërkuar këtij të fundit të parashtrojë në tavolinë kërkesat e tij financiare për të rishikuar kontratën që përfundon në 2018 sipas klubit verilindor.