Në fundjavë luhen ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 9-të të kampionatit. Elbasani pret në shtëpi Tomorin e Beratit. Mirëpo kjo është një sfidë që për momentin është në ‘ajër’.
Ende nuk është gjetur një stadium se ku do të luhet ndeshja, pasi nuk mund të luhet në “Elbasan Arena”. Takimi do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00. Mbetet për t’u parë nëse deri më atëherë do të jetë gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.