Kategoria Superiore mbylli javën e 22-të të saj dhe tashmë në studiot televizive po flitet për ndeshjet e zhvilluara. Dy nga ndeshjet surprizë ishin ato mes Tiranës dhe Skënderbeut, si dhe Bylis-Kukësi të dyja të përfunduara 1-1. Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj ka folur për dramën e ndodhur në Ballsh ku u barazuan në minutën e fundit. Sipas Shkurtaj në një ndeshje futbolli nuk fiton gjithmonë më i miri. Në studion e Pressing, sulmuesi i verilindorëve u shpreh edhe për disa probleme në ekip.
“Jemi aty aty me ekipet e tjera në renditje. Më vjen keq për ndeshjen e fundit si shkoi. Janë shumë ndeshje që skemi pësuar gol prandaj s’mund të themi që kemi probleme të mëdha në mbrojtje”, tha në fillim Shkurtaj.
Eufori në ekip? “Për 5 sekondat e fundit duhet të ishim më të përqëndruar nuk na falet kjo gjë”, tha Shkurtaj.
A mbroni të gjithë në momente të vështira? “Ke shumë të drejtë për këtë, por nuk mund të flas për çunat e tjerë pse nuk mbrojnë. Unë flas për vete dhe kam vrapuar shumë dhe jam i kënaqur me veten. E dim shumë mirë që Ballshi nuk është kot aty dhe aty kanë humbur ekipe të forta të tjera si Partizani e Tirana. Ishim më të mirët por jo gjithmonë fiton më i miri. Flasim për 5 sekondat e fundit dhe aty çfarë ti bësh”, u shpreh Shkurtaj.
Rezultati: Nuk fiton gjithmonë më i miri. Por mund të kishim ikur me 3 pikë në shtëpi.