Leipzig ka bërë një hap fals në shtëpi duke barazuar 0-0 ndaj Hoffenheim. Një ndeshje zhgënjyese për skuadrën që drejtohet nga Nagelsman pasi me këtë barazim shanset për titull janë pothuajse 0.
Vendasit tentua disa herë për të shënuar gol, ndërsa e gjetën rrjetën në të 95-te, por gjyqtari e anulloi me VAR. Poulsen që e dërgoi topin në rrjetë e kishte prekur fillimisht me dorë e për këtë arsye goli nuk vlejti.
Me këtë barazim, Leipzig ndodhet në vendin e dytë me 61 pikë, 4 pikë më pak se Bayern Munchen që ka një ndeshje më pak dhe diferenca mund të shkojë në 7 pikë me 6 javë nga fundi.