Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, nuk ka pasur një debutim pozitiv në takimin e parë të kampionatit rumun.
Kampionët në fuqi të Rumanisë, Astra, janë mposhtur në shtëpi me shifrat 1-4 nga Dinamo e Bukureshtit. Vangjeli e ka nisur takimin si titullar por është zëvendësuar në fund të pjesës së parë.
Pavarëisht nisjes së keqe në kampionat, Vangjeli debutoi me trofe tek Astra teksa fitoi Superkupën e Rumanisë disa ditë më parë. Në mesjavë ai pritet të debutojë për Astrën edhe ne Champions League në turin e tretë kualifikues ndaj danezëve të Kopenhagen.