Sulmuesi Myrto Uzuni është transferuar vetëm pak orë më parë te skuadra e Lokomotivës së Zabregit. Ishi i kurbinasve duket se do të pasurojë ish-skuadrën e tij me këtë lëvizje të bërë së fundmi.
350 mijë euro ka përfituar Laçi nga ky transferim, 100 mijë euro janë derdhur në arkat e klubit, ndërkohë që pjesa tjetër e mbetur prej 250 mijë eurosh do të shlyhen vitin e ardhshëm. Kjo është formula që Laçi ka zgjedhur të verë në jetë me kroatët për këtë lëvizje të fundit.