Usain Bolt ka pranuar se kur të mbyllë karrierën si vrapues do të bëhet futbollist.
9 herë kampioni Olimpik po mendon seriozisht të bëjë një lëvizje të tillë në karrierën e tij. Muajin e kaluar ai eshtë stërvitur edhe me skuadrën gjermane të Bundesligës, Borusi Dortmundin.
29 vjeçari ka konfirmuar për BBC-në se futbolli i pëlqen dhe mendon se mund të përshtatet edhe në këtë sport. Madje i pyetur nga BBC-ja se cili rol i pëlqen si futbollist ,ai është shprëhur se i pëlqen reparti i sulmit.
“Nuk dua të gjykohem , por mendoj se futbolli mund të jetë një lëvizje interesante në karrierën time. Për momentin thjesht po stërvitem, po mësoj dy-tre gjëra. Mendoj se do të jetë diçka e bukur.
Besoj se roli im si futbollist do të jetë sulmues krahu ose qëndre në mënyrë që të përdor shpejtësinë. Unë gjithmonë iv ë synime vetes dhe përpiqem ti arrij ato” ka përfunduar Usain Bolt