Dënimi i Skënderbeut nga UEFA pritet të sjellë një kaos të vërtetë në Superligën shqiptare. Pezullimi me 10 vite nga Kupat e Europës si dhe një gjobë prej 1 milion eurosh e kthen skuadrën korçare në një ekip “lagjeje” në edicionet e ardhshme.
Por jo vetëm kaq. Përveçse, gara për Europë do të zhvillohet nga 9 prej 10 skuadrave të elitës së futbollit tonë, UEFA mund të marrë masa akoma dhe më drastike për korçarët. Në rast se klubi bardhekuq nuk e shlyen gjobën, atëherë UEFA ka të drejtë t’i heq pikë në sezonin e ri, madje edhe t’i zbres nga kategoria.
Një situatë që do sillte me të vërtetë kaos në Superiore, por edhe gëzim te skuadra legjendare si Besa e Dinamo. Dy ekipet që kanë bërë historinë në Shqipëri “lundrojnë” në ujëra të turbullta të Kategorisë së Parë, e nëse korçarët përjashtohen nga Superliga i lind e drejta për tu ngjitur në elitë. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë aspekt, por hipotezat ekzistojnë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.