Partizani do të kërkojë të bëj mrekullinë ndaj Qarabag, ku të
mërkurën synon të kualifikohet për në raundin e dytë të kualifikueseve të UEFA
Champions League.
Një 90 minutësh mjaft delikat, me të kuqtë që kërkojnë të bëjnë çmos për të
arritur kualifikimin. Ndërkohë, UEFA i ka besuar një trupe gjykuese nga
Moldavia këtë duel, i cili zhvillohet në “Dalga Arena”.
Dumitri Muntean do të jetë arbitër kryesor, i cili do të ndihmohet nga asistentët e tij, Vlad Lifciu dhe Andrei Bodean. Gjyqtari i katërt Alexandru Tean.
Muntean njihet si një gjyqtar që e nxjerr shpesh kartonin e verdhë. Gjatë gjykimit të tij, skuadrat vendase kanë marrë 67 kartona të verdhë, kundrejt 81 të miqve.
Në një total prej 148 kartonash, Partizani duhet të trembet edhe nga kjo statistikë, pasi do e penalizojë për raundet tjera në Champions ose Europa LeagueKujtojmë që nëse nuk kalon azerët, Partizani do të garojë në UEFA Europa League, në raundin e dytë të tij..