Nuk ka pushime për Enea Jorgjin. Gjyqtari shqiptarë i është besuar sërish një takim i Kupave të Europës, me Jorgjin që do të jetë bilbili kryesor në ndeshjen e UEFA Europa League mes Arsenal Tula dhe Neftçi Baku.
Një javë më parë, Jorgji ishte kryesor në takimin e UEFA Champions League mes Rosenborgut dhe Linfild. Asistentë të tij në Rusi do të jenë Ridiger Çokaj dhe Ilir Tartaraj, teksa gjyqtar i katërt, Klajdi Kola.
Kjo nuk është hera e parë që Jorgji arbitron një ndeshje të një niveli të tillë, ndërsa javën e shkuar ishte Juxhin Xhaja ai që gjykoi në Europa League.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.