Të enjten, skuadra e Vllaznisë në futboll për femra do të mësojë fatin e saj në UEFA Champions League Ëomen. Sipas shkodrasport.com një vendim i tillë u është bërë me dije drejtuesve shkodran nga ana e institucionit të futbollit europian, ku kanë mbërritur edhe relacionet e mbledhura për këtë çështje.
Rezultati i ndeshjes mes PAOK-ut dhe skuadrës së Vllaznisë pritet të ndryshohet dhe ekipi ynë të marrë fitoren në tavolinë. Inspektori i UEFA-s e ka quajtur mashtrim fshehjen e çështjes nga drejtuesit e ekipit grek të cilët nuk kanë dorëzuar pasaporten e lojtares së tyre e cila ka qenë në lojë. Në rast se UEFA do të japë një vendim në favor të shkodranëve, atëherë skuadra e Vllaznisë do të përballet në fillim të tetori me Spartën e Pragës.