Sjellja e tifozerisë shqiptare ka marrë jehonë në gjithë mediat botërore. Futbollistët e Kombëtares japin shpirtin në fushë dhe po aq japin zemër nga shkallët e stadiumit edhe tifozët. Ata kanë me çfarë të krenohen jo vetëm me Flamurin më të bukur në botë por edhe me një Kombëtare Futbolli që denjësisht ka sfiduar Francën e lavdimshme mbrëmë. Ka qenë faqja zyrtare e UEFA-së ajo që ka publikuar disa nga fotot më të bukura nga ndeshja e djeshme.