Ajo që pritej, ndodhi. Anglia është dënuar me 2 ndeshje pa tifozë në shtëpi. Vendimi i marrë nga UEFA ka ardhur pas shqyrtimit të episodeve dhe shfaqjeve të shëmtuara të ndodhura në finalen e europianit mes “3 luanëve” dhe Italisë në Wembley. Përveç trazirave që shkaktuan anglezët problematikë, edhe 5000 tifozë ishin pa bileta.
Federata britanike e Futbollit është gjobitur edhe me 100.000 mijë pound. Në reagimi ne bërë nga instanca më e lartë e futbollit në Angli shkruhet: “Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë atë”.
Kujtojmë që takimi i parë i djemve të Southgate në shtëpi është ndaj Shqipërisë, por ndaj kuqezinjve do ketë tifozë, pasi dënimi nuk përfshin ndeshje të FIFA-s. Kështu, pa lojtarin e 12-të, sipas llogarive, do jetë në takimin e Nations League.