Tomislav Bushic dhe Gerhard Progni janë dy lojtarët më të rinjë të Gjilanit. Sulmuesi kroat dhe mesfushori u larguan nga Teuta gjatë kësaj merkato dhe nuk humbën kohë për të gjetur një ekip të ri. Skuadra që drejtohet nga Gentin Mezani ka arritur të bind lojtarët të firmosin në Kosovë.
Zyrtarizimi është bërë para disa ditësh kur ekipi ishte për fazë përgatitore në Mavrovë, ndërsa tani janë prezantuar edhe zyrtarisht në ambientet e klubit. Madje Bushic arriti të debutonte me gol në miqësoren që Gjilani luajti gjatë fazëz përgatitore.