Jadon Sancho është lojtari më i ri i Manchester United. 21-vjeçari ka arritur marrëveshjen me “Djajtë e Kuq” për 5 sezonet e ardhshme.
Pas prezantimit në ambientet e klubit, mesfushori ka folur fjalët e para si pjesë e United. Për kanalin zyrtar të “Djajve të Kuq”, ai është shprehur:
“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Dortmundi për mundësinë që të luajë në ekipin e parë futboll, gjithmonë e kam ditur se një ditë do të kthehem në Angli. Për mua është ëndërr e bërë realitet transferimi te Mna United dhe nuk më pritet të luajë në Premierligë.
United ka skuadër të re dhe interesante dhe besoj se së bashku, mund të rritem dhe të arrijmë diçka speciale dhe të kemi sukses për fansat që e meritojnë. Nuk po më pritet të nis punën me trajnerin dhe të gjithë”, ka thënë Sancho.