Transferimi i Antoine Griezmann ishte padyshim lëvizja e ditës në merkato. Francezi u zyrtarizua sot si lojtari më i ri Barcelonës. Në lidhje me këtë gjë ai ka thënë fjalët e para si bluagran.
“Babai im më ka mësuar se trenat nuk kalojnë vetëm një herë në jetë. Ka ardhur ora që të ta pranoj sfidën e një destinacioni të ri. Më në fund rrugët tona bashkohen. Do ta mbroj fanelën e Barcelonës me përkushtim dhe dedikim. Është momenti ynë, kjo është rruga jonë”., përfundoi i kënaqur blerja më e re e katalanasve.