Armando Broja ka folur pas humbjes së Kombëtares U-21 kundër Austrisë U-21. Sulmuesi i skuadrës sonë që luan në radhët e Chelsea-it, deklaroi për mikrofonin e RTSH-së:
“Deri në minutën e 75-të kemi qenë 1-0 për Francën. Kemi mbrojtur shumë mirë në atë sfidë. Kemi bërë çfarë na tha Bushi. Ndërsa sot me Austrinë kemi luajtur më mirë. Kishim më shumë shanse se ata. Topi s’donte të hynte në portë. Ata ishin shumë keq. S’e di, nuk di ç’të them.
Katër ndeshje të humbura? S’kemi futbollistë të fortë që s’kanë ardhur. Për shembull Kallaku s’ka ardhur. Kur vijnë ata, jemi më të fortë. Unë shoh gjithmonë përpara.
E ardhmja? Nuk e di. Ishalla më thirrin në ndeshjet e ardhshme. Sot për shembull nuk erdhi goli”, ka përfunduar ai.