Pas kalimit nga Real madrid te Atletico Marcos Llorente flet për herë të parë si lojtar bardhekuq. Në një intervistë që ai ka dhenë pas vizitave mjekësore spanjolli ka thënë se është entuziast dhe së kjo ishtë sfida që ai kërkonte.
Për spanjollen “AS” 24 vjeçari u shpreh: “Jam vërtetë entuziast. Atletiko është pikërisht ajo që doja, kërkoja një projekt ambicioz dhe mbi të gjitha një skuadër që të besonte te unë. Nuk kam frikë, te Real Madrid kam dhënë gjithçka, por tani do të bëj më të mirën për fanelën e re. Dua të fitoj tifozerinë colçoneros”.