Yannick Ferreira Carrasco mund të rikthehet sërish në Europë. Sulmues belg u largua nga Atletiko Madrid dy sezone më parë në Kinë te skuadra e Dalian Yifang. Tashmë lojtari po mendon të nis një tjetër aventurë dhe mund të rikthehet në Spanjë.
Carrasco u është propozuar edhe skuadrave italiane si Inter, Milan dhe Roma, por siç duket asnjë prej ekipeve nuk është I interesuar. Siç raporton “Deportes Cuatro”, sulmuesi është pranë transferimit te Betis në La Liga. Pas aventurës me Atletik Madrid, kjo do të jetë ekpserienca e dytë për Carrascon në Spanjë.