Futbollisti shqiptar i huazuar te Osijeku Kristal Abazaj zbuloi për “Supersport” arsyet e mospërshtatjes me Anderlechtin në pjesën e parë të sezonit.
Në lidhje direkte nga Kroacia, ish-sulmuesi i Luftëtarit rrëfeu nëse do të kthehej në fund të sezonit te Anderlechti. Për sfidën e nesërme midis Luftëtarit dhe Tiranës në kampionat, ish-ylli i Luftëtarit tregoi se është tifoz me Tiranën.
“Si e zgjodhi Osijekun – Përgjithësisht shumë mirë. Bëmë marrëveshje me ekipin dhe bëmë diçka shumë të mirë. Kemi grup të mirë dhe ma kanë bërë më të lehtë.
Kampionati kroat dhe shqiptar – Dinamo Zagrebi është shumë i fortë. Rijeka dhe Osijek vijnë më pas, ekipet e tjera nuk kanë diferencë.
Kampionati shqiptar – I shoh ndeshjet. Laçi është shumë mirë si gjithmonë. Lufton gjithmonë në vendet 3,4 ose 5.
Dështimi te Anderlechti – Fillimisht kam qenë shumë mirë. Kur kishim miqësore me Ajaxin, luajta 45 minuta, pastaj me PSV-në luajta dhe shënova. Mund ta quaj i pafat veten se u dëmtova 6 javë. Fazën përgatitore e humba dhe nuk u ktheva aty ku nuk duhej të isha. Kjo më mërziti shumë. Jam i sinqertë dhe i vetëdijshëm sepse shkova në një ekip të fortë. Aty lojtarët marrin paga marramendëse. Trajneri i Anderlechtit mezi priste që të shkoja aty. Ai më shpjegoi se si luanin dhe u binda direkt.
A do të kthehet te Anderlechti – Ka dhe 5 ndeshje. T’i marrim ndeshjet një e nga një. Shpresoj që viti që vjen të jetë sa më pozitiv. T’ia lëmë kohës.
Marrëdhënia me futbollistët e tjerë shqiptarë në Kroaci – I kam marrëdhëniet shumë mirë me lojtarët e tjerë. Është e vërtetë që Krocia i do shumë shqiptarët.
Fitorja me kampionët e Kroacisë – Patëm pak fat pjesën e dytë, por luftuam shumë fort për 90 minuta. Dinamo Zagrebi nuk ishte i motivuar të fitonte sepse janë shpallur kampion para 3-4 javësh,
Shqipëria me trajner të ri – Uroj të kemi ndryshim të mirë, sepse nuk jemi në pozitë të mirë.
Tirana-Luftëtari, për kë bën tifo- Jam tifoz i Tiranës. Të fitojë më i miri”, u shpreh 22-vjeçari.