Ndriçim Shtubina ka rezultuar negativ ndaj virusit “Covid 19”. Ditën e djeshme, mesfushorit të Vllaznisë iu mor tamponi ndërsa sot ka dalë përgjigja e analizës.
Lajmi është bërë me dije nga mjeku i klubit shkodran që përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruan: “Morëm përgjigjen e mirë të sportistit tonë të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, nuk rezulton me virus. Faleminderit Zotit që nuk kemi infektim në radhët e futbollistëve. Vazhdojmë me kujdes. Frikë Jo, kujdes Po”, përfundon Haxhaja.
Kujtojmë që ditën e djeshme, lojtarit kuqeblu iu mor tamponi për t’u analizuar nëse ishte mbartës i virusit të frikshëm “Covid 19” ose jo. Fatmirësisht 33-vjeçari ka rezultuar negative. Ai tregoi se kishte pasur kontakt të ngushtë me tezen e tij, e cila dje rezultoi pozitive. Ndaj u vetëkarantinua në shtëpi, ndërsa sot ka marrë lajmin e mirë.