Migjen Basha futbollisti i Kombëtares tonë kuq e zi, ka lajmëruar tërheqjen nga ekipi, duke i lënë më shumë hapsirë të rinjve që duan të veshin fanellën e Shqipërisë. Gjesti i bërë nga Basha është “përqafuar” dhe “duartrokitur” nga të gjithë tifozët dhe sportdashësitë, të cilët e kanë falenderuar për gjithçka ka dhënë për Kombëtaren. Kujtojmë që Migjen Basha e ka patur shumë të vështirë veshjen me ngjyrat kuq e zi, për arsye se Federata Zviceriane e dëshironte pjesë e ekipt të vet, por ka qenë këmbngulja e futbollistit tonë, që të plotësoheshin dokumentat ose nuk do të luante as për Zvicrën as për Shqipërinë. Migjen Basha gjithashtu ka qenë pjesë e grupit të lojtarëve të cilët, kryen arritjen më të madhe të futbollit shqiptar, atë të kualifikimit në Euro 2016. Për Bashën ka reaguar dhe presidenti i Federatës së Futbollist Shqiptar, Armand Duka, i cili ka shprehur falenderime për futbollistin tonë.
“I dashur Migjen,
Ti sot ke njoftuar tërheqjen nga ekipi Kombëtar. Për të gjithë vjen një ditë e largimit, por ti edhe këtë si gjithçka tjetër, e bëre në mënyrën më të mirë. E vleresoj shumë vendimin tënd për të mbyllur ciklin tënd me fanellën kuqezi, për t’ju dedikuar më shumë familjes dhe për ti dhënë hapësirë më të rinjve. Unë të falenderoj pamasë për kontributin e madh që ke dhënë për skuadrën tonë ne këto 6 vite, duke qënë gjithmonë i rëndësishëm dhe nje lojtar inteligjent për grupin brenda dhe jashtë fushës së lojës. Në memorien time do të mbaj mend si një djalë i shkëlqyer, me pjekuri e maturi të pazakonte dhe futbollist me kualitet. Ti dhe një kontribut të rëndësishëm në grupin e Euro 2016, ku Shqipëria shkruajti historinë e saj më të madhe dhe emri yt Migjen do të mbetet përjetësisht si pjesë e saj me gërma të arta.
Faleminderit për emocionet e mëdha që na ke dhuruar. Federata të detyrohet shumë ty dhe gjithë brezit tuaj për atë që keni bërë për Shqipërinë e cila do mbetet kurdoherë shtëpija juaj!”, ka qenë postimi i Armand Dukës.