Blazevski është shpallur lojtari i ndeshjes në takimin mes Tiranës dhe Luftëtarit. Sulmuesi në një prononcim për Supersport është shprehur se kampionati shqiptar është më i fortë se ai maqedonas dhe se Tirana është skuadra më e mirë në Shqipëri.
“Ndihem shumë mirë sepse shënova gol, por më e rëndësishme është fitorja, sepse ne luajtëm si grup. Sot donim fitoren dhe ia arritën. Falendoroj edhe shokët e ekipit, sepse ata më pasuan dhe shënova, sepse në rast të kundërt nuk do kisha shënuar. Ajo që është më e rëndësishme nga të gjitha është fitorja dhe 3 pikëshi për skuadrën. Unë nuk i njoh të gjitha skuadrat, pasi i shoh në televizion dhe kampionati është shumë i fortë, pasi të gjitha skuadrat janë shumë të vështira. Mendoj që kampionati shqiptar është më i vështirë se në Maqedoni. Tirana është skuadra më e mirë në Shqipëri që ka fituar më shumë tituj. E rëndësishme është që të luajmë në Kupat e Europës, por këtë do e shohim hap pas hapi”.