Mesfushori shqiptar, Regi Lushkja, ka bërë një sezon fantastic. Fillimisht me ekipin e Laçit, ku luajti deri në janar, e më pas në Moldavi me fanellën e Sheriff Tiraspol. Në gjysmën e parë të sezonit, Lushkja luajti 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku shënoi 8 gola dhe asistoi 3 të tjerë.
Nga muaji janar, Lushkja veshi fanellën e Sheriff, ku është aktivizuar në në 8 ndeshje, si dhe ka shënuar 2 gola. Edhe në ndeshjen e fundit me Sheriff kundër St. Gheorge, Lushkja arriti të gjejë rrugën e rrjetës, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pasi fitoi titullin kampion në Moldavi, Lushkja ka marrë vlerësimin e radhës. Ish-lojtari i Laçit është në formacionin më të mirë të javës në kampionat, gjë që tregon edhe njëherë tjetër formën e mirë që po kalon 25-vjeçari.