Steve Bruce u shkarkua nga stoli i Newcastle. Klubi i Premier League është bërë me pronarë të rinj arabë dhe po kërkon një trajner ekspert. Pas largimit nga stol i Newcastle, Bruce ka thënë se po mendon pensionimin, pasi puna që ka bërë, ka qënë tejet e vështirë për të.
“Mendoj se mund të jetë puna ime e fundit. Ka qenë shumë, shumë e vështirë. Për të mos qenë kurrë vërtet i kërkuar, për të ndjerë se njerëzit donin që unë të dështoja dhe duke thënë se do të dështoja, se isha i padobishëm dhe një kokë lakre” – Tha ai.