Largimi i Rrahman Hallaçit erdhi si rrufe në qiell të hapur për skuadrën e Kukësit, me presidentin e verilindorëve, Safet Gjici që nuk toleroi aspak sjelljen e zëvendës-trajnerit.
Sipas zërave, largimi i Hallaçit erdhi për shkak të rezultateve të dobëta, por për ta mbajtur sërish në Kukës, numri 1 i klubit i ofroi stolin e ekipit B. Një ofertë e refuzuar nga 35 vjeçari që u shkaktua menjëherë.
Por largimi i tij ka krijuar një gropë të madhe të stafi i Kukësit. Një gjë të tillë konfirmon edhe trajneri i portierëve te verilindorët, Ermal Nexhipi. Në një foto të publikuar në rrjetin social “Instagram” Nexhipi i uron suksese Hallaçit, teksa shkruan:
“Legjend mbarë ta bëftë si ke zemrën“-është mesazhi i Nexhipit për ish-mbrojtësin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.