Ngjitja në Kategorinë e Parë të futbollit në vend ka rritur shpresat e Tërbunit në prag të sezonit të ri. Skuadra pukjane arriti të triumfojë në Kategorinë e Dytë, duke siguruar ngjitjen një kategori më lart.
Kjo zgjoi dëshirën e tifozë pukjanë, që në sezonin e ri synojnë elitën. Një objektiv që ka “ngjallur” edhe drejtuesit, të cilët kanë zyrtarizuar dy prurjet më të reja. Bëhet fjalë për Realf Zhivanaj dhe Fabio Hasaj.
Të dy futbollistët aktivizohen në repartin difensiv, teksa kanë firmosur për një sezon me Tërbunin. Zhivanaj, 21 vjeç ka qënë më parë pjesë e Tiranës, ndërsa sezonin 2017-2018 (dy sezone më parë) e mbylli te Vora.
Ndërkohë, 22 vjeçari Hasaj ka një eksperiencë më të pasur, ku është aktivizuar me Partizanin në dy sezone, Teutën, Dinamon dhe së fundmi me Turbinën.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.