Enea Jorgji u rikthye të gjykoj pas dy javësh ndërkohë që Kridens Meta gjithashtu ka lënë pas masën disiplinore. Mbeten jashtë dy gjyqtarët e FIFA-s të cilët ende nuk janë rehabilituar. Lorenc Jemini dhe Andi Koçi vijojnë të mos përzgjidhen në takimet e Superligës. Shkak është dënimi pa afat që komisioni i arbitrave në FSHF ka vendosur për ta.
Askush në institucionin që drejton futbollin nuk di të thotë se çfarë do të bëhet me të dy gjyqtarët e FIFA-s të cilët sipas të gjitha gjasave e kanë mbyllur para kohe sezonin.