Sadiku ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. U rikthyer pas një viti në Kombëtare dhe arriti të shënonte golin e parë që zhbllokoi ndeshjen. Në prononcimin për “RTSH Sport”, Sadiku u shpreh se skuadra dha maksimumin dhe arriti të mernin fitoren.
“Ishte shume e rëndësishme duke parë dhe humbje ndaj Turiqse. Ishte shumë e rëndësishme dhe duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ishte një fushë shumë e vështirë, por edhe kundështari i vështirë. Jam i lumtur që u riktheva me gol. Për të nga ngritur moralin na shërbente vetëm fitorja dhe ja arritëm. Në fushë kundështarët protestonin shumë dhe po mundoheshin të na dëmtonin, por u tregua si profesionist dhe arritëm të merrnim rezultat pozitiv”, u shpreh Sadiku.