Lajm i mirë vjen nga futbolli në Greqi, teksa raportohet se presidenti i klubit të Olympiacos, Vangelis Marinakis është shëruar plotësisht nga Coronavirus. Numri 1 i klubit të madh grek tashmë mund ti rikthehet jetës së më parshme dhe normale pa asnjë problem, raportojnë mediat greke.
Presidenti i Olympiacos doli pozitivë me coronavirus që pas ndeshjes me Arsenal në Londër dhe pas nënshtrimit të menjëhershëm me masat e nevojshme, sot është bërë e ditur se e ka kaluar plotësisht problemin me COVID-19.