Edison Cavani është dënuar me 3 ndeshje pezullim nga Disiplina në Angli. Sulmuesi I Man United u pezullua pasi kishte bërë një postim në rrjetet sociale me një shokun e tij, por duke përdorur fjalë raciste.
Kaq ka mjaftuar që Disiplina në Angli të hap një hetim e të dënoi me 3 ndeshje lojarin. Përmes një postim në rrjetet sociale, Cavani pranon pezullimin me 3 ndeshje dhe kërkon falje.
“E pranoj pezullim nga Disiplina dhe kërkoj falje për postimin tim nëse dikush është ofenduar. Kush më njeh e di që ajo shprehje ishte shprehje dashurie ndaj një shokut tim”, shkruan ndër të tjera Cavani.
— Edi Cavani Official (@ECavaniOfficial) December 31, 2020