Edhe pse është inaguruar stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” ende nuk është njohur nga UEFA. Kjo situatë bën që ndeshja e parë e kampionatit të Kosovës IPKO Superliga të mos luhet. Ende nuk është dhënë njoftimi zyrtar, por ky ngërç mund të rrezikojë ekipin e Prishtinës që të mos luajë sonte takimin e parë me Gjilanin.
Lajmi jepet nga mediat kosovare. Deri më tani Federata e Futbollit të Kosovës midis Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sporteve po diskutojnë për zgjidhjen e situatës, por me shumë mundësi takimi do të luhet në një datë tjetër.