Partizani do të luajë një ndeshje të rëndësishme kundër Bylisit dhe sot detyrimi për të fituar është shumë i madh. Jasir Asani është një nga lojtarët më të përfolur, i cili ka treguar pakënaqësi për stafin teknik. Në ndeshjen e fundit kundër Laçit, mesfushori reagoi keq pasi u ndërrua rreth minutës së 60-të.
Përplasjet me trajnerit janë bërë më se të dukshme, por disa orë para takimit me mallakastriotët, 24-vjeçari kërkon të motivojë shokët e skuadrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan: “Të gjithë së bashku ecim përpara”, përfundon mëngjërashi.
Në një moment kur pritej që ai të mbante qëndrim, me sa duket e ka kuptuar se mbi të gjithë është Partizani.