William Cordiero është një nga lojtarët e Partizanit që ka bërë mirë në aspektin individual në këtë sezon. Braziliani ka shkëlqyer me të kuqtë duke bërë diferencën. Performanca pozitive ka rënë edhe në sytë e të huajve e kësisoj kanë vërshuar ofertat në drejtim të tij. U përfol se mund të largohej me parametra 0, por kampionët këtë herë duket se s’do të bëjnë të njëjtin gabim si me të tjerë futbollistë.
26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Partizanin me opsion rinovimi, por që ka qenë në dorën e të kuqve për të vendosur për edicionin e ri futbollistik. Me t’u shpërndarë fjalët për një largim të tij, drejtuesit kanë nxituar dhe kanë aktivizuar opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër. Në këtë mënyrë, kushdo që do shërbimet e lojtarit duhet të paguajë fillimisht kartonin e tij e më tej mund ta ketë në organikë.