Armando Sadiku u përfol për një rikthim të mundshëm në skuadrën e Luganos në Zvicër. Megjithatë deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim konkret. Sulmuesi elbasanas vijon të stërvitet në Spanjë me Levanten dhe një gjë të tillë e ka treguar sot edhe klubi spanjoll.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sadiku shfaqet në “top-formë” teksa godet topin në stadiumin e Valencias. Siç duket, aludimet e merkatos së dimrit kanë mbetur thjesht në kuadrin e thashethemeve. Megjithatë shpesh herë kemi mësuar që në periudhën e “hyrje-daljeve”, kurrë s’duhet të thuash kurrë.