Nigeriani Ifeyani Ede u operua dje në këmbën e majtë, pasi pësoi çarje të meniskut në sfidën kundër Flamurtarit. Operacioni shkoi me sukses për sulmuesin, i cili pritet që të rikthehet në fushë pas disa jvësh, ndërsa sot një pjesë e skuadrës bardheblu i kanë shkuar për vizitë lojtarit.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në “facebook”, klubi bardheblu bën me dije: “Një përfaqësi e skuadrës ka vizituar sot sulmuesin nigerian Ifeyani Ede në spitalin ku është shtruar në Tiranë. Muça, Bakaj dhe Daja së bashku me mjekun e ekipit Altin Haxhia kanë qenë sot në spital për të kaluar pak kohë me shokun e skuadrës. Një ditë më parë zëvendes trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe trajneri i portierëve Emanuel Egbo vizituan pas operacionit sulmuesin. Ede pritet të dale shumë shpejt nga klinika për të nisur fazën riaftësuese dhe stërvitjen e diferencuar”.