Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është përmirësuar pas kurës dhe mjekimit në Turqi. Tropojani u nis përpara pak ditësh për kurim jashtë Shqipërisë, teksa për Top Channel tregon se pas 16 ditësh që përdorte ilaçe në Shqipëri nuk kishte pasur asnjë përmirësim dhe vetëm mjekimet në Turqi kanë bërë që të jetë drejt shërimit, duke rezultuar negativ në tampionin e radhës.
“Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim, nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkritë i kisha të mbuluara. Por do të më kalojë. Kam filluar menjëherë një terapi për mushkëritë. Me tampon kam dal negativ. Iku më e shumta, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkërive “, tha Gega.