Sulmuesi Lushnjar, Mikel Canka, i cili ka ndihmuar mjaft ekipin e tij të ngjitet në Superligë, ka shprehur se është shumë herët të flasë për të ardhmen, porme shumë mundësi nuk do lëvizë nga Lushnja.
“Eshtë shpejt për të folur. Besoj se do jem pjesë e Lushnjes edhe në Superiore. Kur të mbarojnë pushbimet, do të ulem me drejtuesit për të folur për të ardhmen time”, ka thënë Canka.
Edhe mesfushori i Kamzës,Luarts Lame, i cili ka ndihmuar mjaft skuadrën në repartin e mbrojtjes, ka thënë se nuk do të largohet pasi ky është ekipi ku është formuar si futbollist.
“Nuk dua të lëviz nga Kamza, pasi ky është ekipi ku jam formuar si futbollist. Në këtë klub kam luajtur për herë të parë ndaj nuk kam dëshirë të largohem. Dua të jem pjesë edhe në Superiore, por nëse drejtuesit vendosin të largohem atëherë do gjej ekip tjetër”, ka përfunduar Lame.