Sherri i mesjavës në ndeshjen mes Football Republic U19 dhe Teuta 19 bëri bujë. Komisioni i Disiplinës vendosi sot që Football Republic të humbiste ndeshjen në tavolinë, pezullim i disa lojtarëve dhe nga klasifikimi të hiqen 20 pikë. Për të mbajtur moralin lart të djemve ka menduar trajneri i kësaj skuadre, Erbim Fagu. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se pavarësisht këtij momenti, ekipi do ia dalë të ringrihet, madje më e fortë se kurrë. Fagu pohon se suksesi i arritur deri më tani është një meritë, e jo rastësi.
Postimi:
Një ekip i suksesshëm me lojtarë të shkëlqyer që kanë fituar çdo ndeshje në mënyrë të ndershme, po përballet me një situate të vështirë.
Por në një moment si ky duhet te rikujtojmë cdo sakrificë dhe sukses qe kemi arritur.
Duhet të kujtojmë që suksesi nuk është rastësi, por punë dhe disiplinë.
Kurrë nuk duhet të harrojmë se në jetë dhe lojë nuk ka rëndësi se sa herë rrëzohesh.
Ajo që ka rëndësi është sa herë ngrihesh dhe provon sërish.
Still the best team!
Still the best players!