Ditën e sotme u nda nga jetë në moshë 77 -vjeçare gazetari sportiv, Aleko Gjergo. Ai nuk arriti ta fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej kohësh. Lidhur me ndarjen nga jetë të Aleko Gjerko ka reguar edhe Federata shqiptare e futbollit me një mesazh ngushëllimi në rrjete sociale.
Postimi i Federatës shqiptare:
Ngushëllim nga Federata e Futbollit për ndarjen nga jeta të gazetarit Aleko Gjergo
Sot është ndarë nga jeta gazetari i talentuar sportiv i Radio Tiranës dhe Televizionit Shqiptar, Aleko Gjergo. Ai për dekada me radhë ka dhënë kontribute të vyera për promovimin e sportit në tërësi dhe futbollit në veçanti në vendin tonë.
Federata e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gazetarit Aleko Gjergo dhe solidarizohet me dhimbjen e gjithë botës sportive në Shqipëri.