Partizani u mund me rezultatin e thellë 5-1 nga Tirana. Një derbi i “çmendur” që nisi me golin e të kuqve dhe u mbyll me 5 golat e shënuar të bardhebluve. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajnerin Sormani u shpreh:
Sot shumë i irrutuar. Jeni irritur me vendimet e gjyqtarit?
“Është një mekat për ndeshjen pasi për mua ndeshje u mbyll pas 18 minutash. Në fushë ishim vetëm ne në fushë duke shënuar dhe duke krijuar raste. Për dy minuta u prish gjithçka dhe u vulos ndeshja.
Në sekondën e 55-të të ndeshjes ka një prekje me dorë dhe duhet të kishte një penallti në favorin tonë dhe karton të verdhë. Kjo nuk e kompeson atë gol që shënuam ne pak më vonë pasi kjo është penallti për ne. Ndeshja në këtë pikë është false dhe momenti i karton të kuq dhe te penalltia e parë nuk duhet të ishte karton i kuq sipas rregullores. Për mendimin tim është penallti dhe karton i verdhë e jo i kuq sipas rregullores”.
Penalltia e padhënë e Partizanit?
“Më vjen keq për opionistët pasi për mendimin tim është penallti. I bëj komplimenta Tiranës për lojën e zhvlliuar, por mendoj se ndeshja u mbyll pas 18 minutash pastaj nuk u menaxhua siç e prisja Ndeshja u kompremetua dhe u gabuam me gjykimin.
A keni frik për shkarkimi pas humbjes në derbi?
“Unë punoj nga mengjesi në dark me kokën lart, por presidenti mund të vendos çfarë të dojë. Unë nuk kam frik asgjë dhe dua të vazhdoj deri në fund në këtë punë”.
Jeni kënaqur me mbrojtësit?
“Kur e kërkon rezultat me një lojtarë më pak edhe mund të gabosh. Kur mbetëm me një lojtarë me pak skuadra duhet të tregonte agrezivitet dhe nuk mund të shikonim Tiranën kur luante”.
Jeni kënaqur me zëvendësimin e Brojës me Malën?
“Unë vazhdoj të them që kur do rezultat është normal që skuadra të zgjatet dhe të rrezikosh. Kërkova të fusja në lojë një lojtar me eksperiencë për këto ndeshje. E dija që nuk është gati pasi ka shumë kohë pa luajtur dhe pa u stërvitur me ne dhe nuk ishte në gjendje të mirë fizike”.