Flamurtari pas barazimit ndaj Tiranës është mposhtur minimalisht nga Teuta në transfertë. Vlonjatët nuk janë në një moment të mirë dhe tashmë pas 8 javës kanë vetëm 2 pikë në renditje. Në fund të ndeshjes për “SuperSport”, ka folur edhe trajneri Sadedini.
“Është e vërtetë që luajtëm si të barabart me kundërshtarin. Mendoj se ndeshja duhet të ishte barazim. Detyra jonë është të rrisim lojën dhe të marrim pikë. Është çik është vështirë për ne pasi kemi nisur vonë pregatitjet dhe po punojmë në fazën fizike. Dua të falenderoj çunat që po japim maksimumin në çdo ndeshje.
Duhet të kuptojmë që ka në moment në futboll ku lodhja bën të vetën. Nuk i vë fajin Pjeshkës dhe çunave për golin pasi të gjithë mund të gabojnë. Dua të komplimentoj skuadrën për lojën që ka zhvilluar sot.
Problemet te Flamurtari dihen, mbase edhe mediat bëjnë punën e tyre, por unë nuk kam lidhje fare me ultimatumet. Unë kam për detyrë vetëm të punojë me skuadrën dhe të rris skuadrën pastaj është presidenti dhe klubi që merr vendime. Nuk ka asnjë llojë presioni nga presidenti Idrizi për momentin”.
Sukaj? “Neve kemi vetëm një Xhevair që mund të na zgjidhi ndeshjen. Mund edhe ta aktivizoja edhe në fund të ndeshjes, por ne presim nga ai që mund të na zgjidh këto ndeshje pasi është i vetmi që kemi në sulm”.
Rënia? “Jemi në momente të vështira, por ne kemi humbur me rezutlate të ngushta, por kemi pasur edhe fatin kundër. Kam besim te mbijetesa, pasi unë gjithmonë kam besim te futbolli”.