Flamurtari u mund në shtëpinë e Laçit me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes, tekniku i vlonjatëve, Troisi foli për Supersport, teksa ndjen keqardhje për disfatën. Ndikimi i kartonit të kuq është normal dhe për këtë është i vetëdijshem edhe ”timonieri”. Sa i përket penalltisë së fituar nga Laçi, ai deklaron se nuk ishte.
”Kemi katër ndeshje deri në fund. Sa i përket të ardhmes, do bisedoj me presidentin. Do shikoj ndeshje pas ndeshje dhe do të shohim. Kartoni? Gabim i joni. Është e vështirë të laush me t’a me një më pak.
Do ishte mirë që të dalim me pikë, këto fjalë u thash në dhomat e zhveshjes. Penalltia? Nuk e di a ishte. (Pas pamjeve filmike) Unë e shoh që nuk është. Gjithsesi, është vendim i gjyqtarit” – Shprehet Troisi.