Tërbuni u mund ditën e sotme nga Burreli në transfertë me rezutlatin 1-0. Ishte Stana që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Burrelin në minutën e 14-të të ndeshjes. Tërbuni ka pasur ankesa përsa I përketë gjykimit të ndeshjes së sotme dhe trajneri i skuadrës pukjane Oltion Kërnaja ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit Endrit Zhuli.
Postimi i trajnerit të Tërbunit:
Nje ‘Zhuls’ apo dy zhulsa nuk mund te bejne zhul nje ndeshje futbolli.
Nje ‘Zhuls’ nuk mund te bejne zhul, punen diersen e nje ekipi, e nje rrethi, se per punen e trjanerit nuk duan tja dine.
Futbolli ka nje mije e nje halle te tjera.
Por ju lutem, hiqni keta zhulsa nga qarkullimi.
U be java e disate qe zoteria ne fjale, Zhuli arbitron KF Terbunin, dhe eshte e njejta sjellje, sikur e ka personale me Puken, ne Terbunin
Sot ishte i sigurte, anesori e ka pare qe seshte gol.
Ama anesori nuk eshte ne asnje vend.
Sado zhulsa te vine ,Terbuni do rikthehet tek fitorja, Se mundi dhe diersa nuk mund ta hedhin poshte disa 2 Qind leksha…
Drejtesia do vihet ne vend.
P.s Duhet Vetting eshe tek Arbitrat.
Nuk te jeni te sigurte. Nuk po justifikohem per rezultatin, se e pane te gjithe. Nje ndeshje e dominuar nga ne.
Burreli ishte racional, nje gjuajtje, nje gol. Ju uroj suksese.