Një ditë pas humbjes në Kukës, tifozët e Flamurtarit kanë zgjedhur të denoncojnë kushtet e tribunës qëndrore në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Në redaksinë e neësport.al kanë mbërritur disa fotografi që ilustrojnë kushtet e sektorit qëndror të këtij impianti.
Të pakënaqur me gjëndjen e stadiumit dhe sidomos me çmimin e biletës, tifozë vlonjat kanë menduar të bëjnë një dënoncim të ilustruar me fotografi. 800 lekë ka kushtuar një biletë për në këtë pjesë të stadiumit, një çmim që për tifozët e Flamurtarit nuk justifikon aspak atë çfarë ofron “Zeqir Ymeri”.