Një sfidë që do të mbahet mend gjatë në memorien e gjithë tifozëve të Tomorit është ajo e prillit të 2015-ës kundër Bylisit.
Një humbje turpëruese 10-0 kundër ballshiotëve në “Adush Muça” ishte një katastrofë për beratasit që atë sezon ranë dhe nga Kategoria e Parë, ndërsa Bylisi u ngjit në Superligë.
Sot në orën 14:00, Tomori dhe Bylisi do të përballen sërish së bashku pas 1 viti e gjysmë, sërish në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra beratase kërkon revansh edhe për atë humbje qesharake në “Adush Muça”.