U luajt sot në mbrëmje java e 16-të e Premier Ligës. “Big-ët” e kampionatit anglez nuk kanë gabuar, përveç Arsenalit që humbi 2-1 në Liverpul kundër Evertonit.
Ndërkohë, Çelsi nuk gaboi në transfertën kundër Sandërlend duke fituar 1-0 falë golit të Cesk Fabregas në minutën e 40-të.
Siti, Mançester dhe Liverpul gjithashtu nuk gabojnë dhe fitojnë në sfidat respektive.
Pas 16 ndeshjesh në kampionat, Çelsi kryeson Premier Ligën me 40 pikë, ndërsa e ndjek Liverpuli dhe Arsenali me nga 34 pikë dhe Siti me 33. Mançester Junajted renditet i 6-ti me 27 pikë.