Wayne Rooney ka folur sërish për largimin e tij nga Manchester United. Sulmuesi i Evertonit zbuloi arsyen e vërtetë të largimit nga ish-ekipi i tij. “Ylli” anglez deklaroi për mediat vendase:
“Unë nuk mund të bëhesha një figurë e madhe me atë që Mourinho kishte kërkuar dhe kjo është arsyeja pse unë vendosa të largohesha.
Jam duke luajtur përsëri, duke shijuar futbollin tim”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë që Rooney është kthyer te Evertoni, skuadër në të cilën kishte nisur karrierën në adoleshencë.