Eraldo Çinari u largua nga Partizani për të vijuar karrierën në Turqi me Samsunspor. Shkodrani la klubin e kuq pas 3 vitesh, teksa sezonin e fundit shënoi tetë gola edhe pse nuk luajti sezonin e plotë për shkak të një dënimi.
Në rrjetet sociale Çinari ka treguar se është gati 100 përqind për të vëshur fanellën e re. Më herët shkodrani 24 vjeçar falenderoi klubin e Partizanit.
“Përshëndetje fansa të zjarrtë të Samsunspor. Mezi po pres që të vesh fanellën e klubit dhe të luaj para jush. Ju premtoj se do të jap 100% tim në çdo ndeshje dhe do të luftoj për këtë klub të madh. Dua të falënderoj menaxherin tim që bëri të mundur transferimin te Samsunspori”, shkruan sulmuesi.