Edi Bojom mund të jetë përforcimi i radhës për Luftëtarin. Qendërmbrojtësi afrikan bëri një paraqitje të mirë në sezonin që mbyllëm me skuadrën gjirokastrite dhe në sezonin e ri, ai vështirë se do të qëndrojë më me bluzinjtë. Por, shtatlarti pritet të mbetet sërish në Superiore.
Mësohet se skuadra e Kamzës ka shfaqur interes për kamerunasin, megjithatë ende nuk është arritur një marrëveshje. Në orët e ardhshme priten zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së Edi Bojom.